Kosova në grup me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë
31 maj 2022
| 16:06
Është hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian U17 për femra 2022-2023.
Shorti e ka vendosur Kosovën në Grupin B2 të Ligës B së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Moldavinë, ndërkohë që pas konsultimeve mes skuadrave dhe UEFA-s, është vendosur që ndeshjet e këtij grupi do të organizohen në Shqipëri në datat 18, 21 dhe 24 tetor 2022.
Me vendimin e marrë në vitin 2020 nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, kualifikueset e U-17 dhe U-19 për femra janë riorganizuar, teksa skuadrat janë ndarë në dy Liga, A dhe B. Ekipet që janë pjesë e Ligës A garojnë për t’u kualifikuar në Evropian, ndërsa ato të Ligës B garojnë për t’u ngjitur në ligën më lart.