Kosova në grupin B, së bashku me Spanjën

07 dhjetor 2020 | 18:46

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luaj në Grupin B në kualifikimet për Botërorin e vitit 2022.

“Dardanët” në këtë grup janë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Ndeshjet e para kualifikuese për Botëror luhen më 24 e 25 mars të vitit të ardhshëm. Në mars janë tri termine për ndeshje, kurse ndeshjet tjera luhen në shtator, tetor dhe nëntor të vitit të ardhshëm. Botërori në Katar mbahet prej 21 nëntorit e deri më 18 dhjetor të vitit 2022. Vendi i parë në grup kualifikues siguron biletën për Botëror, ndërsa vendi i dytë siguron fazën e plejofit.

REZULTATET E SHORTIT

Grupi A: Portugalia, Serbia, Irlanda, Luksemburgu, Azerbajxhani,
Grupi B: Spanja, Suedia, Greqia, Gjeorgjia, Kosova,
Grupi C: Italia, Zvicra, Irlanda e Veriut, Bullgaria, Lituania,
Grupi D: Franca, Ukraina, Finlanda, Bosnje Hercegovina, Kazakistani
Grupi E: Belgjika, Uellsi, Çekia, Bjellorusia, Estonia
Grupi F: Danimarka, Austria, Skocia, Izraeli, Ishujt Faroe,
Grupi G: Holanda, Turqia, Norvegjia, Mali i Zi, Letonia,
Grupi H: Kroacia, Sllovakia, Rusia, Sllovenia, Qipro,
Grupi I: Anglia, Poloni, Hungaria, Shqipëria, Andorra
Grupi J: Gjermania, Rumania, Islanda, Maqedonia e Veriut, Armenia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja kuqezi ka njohur kundërshtarët e kualifikueseve të Botërorit, Katar…