Kosova në Holandë për Evropianin në Beach Volley.
08 qershor 2022
| 13:46
Përfaqësuesja e Kosovës U22, femrat, udhëtoi sot drejt Bilthovenit të Holandës për Evropianin në Beach Volley.
Kontingjenti i Përfaqësues së Kosovës në grupmoshën U22, femrat, e përbërë nga dyshja e volejbollisteve Loresa Avdyli/Rinesa Hasani dhe trajneri Edon Ibrahimi u nisën në orët e hershme të mëngjesit drejt qytetit holandez ku do të marrin pjesë në fazën e grupeve të garës më prestigjioze evropiane për këtë grupmoshë sa i përket volejbollit në rërë.
Dyshja kosovare i kishte kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme para nisjes, derisa iu nënshtruan sesioneve intensive stërvitore për disa ditë. Federata e Volejbollit të Kosovë si uron fat ekipit në këtë garë.