Kosova në kampanjën e EFSA-s për të parandaluar përhapjen e Murtajës Afrikane të Derrave

24 gusht 2023 | 13:20

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) përmes fushatës “StopASF” po rritë ndërgjegjësimin e fermerëve, gjuetarëve dhe veterinerëve për të parandaluar përhapjen e Murtajës Afrikane të Derrave.

Përmes kampanjës StopASF mëtohet të informohen fermerët, veterinerët dhe gjuetarët që të “identifikojnë, parandalojnë dhe raportojnë” rastet e ASF-së, të cilat mund të lajmërohen të derrat të cilët kultivohen në amvisëri, si dhe te derrat e egër.

Format e parandalimit, kufizimin e shtrirjes së rasteve të lajmëruara dhe para së gjithash, identifikimin e simptomave, mund t’i gjeni në materialin promovues.

Si agjenci e BE-së, EFSA i nënshtrohet Rregullores (BE) 2018/1725, e cila ka vlerë të barabartë ligjore si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (BE) 2016/679 (GDPR) e zbatueshme në shtetet anëtare të BE-së dhe e cila është në përputhje me rregullat dhe parimet e GDPR për mbrojtjen e të dhënave personale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se Ligji i…