Kosova në karantinë, qytetarët drejt Shqipërisë

09 prill 2021 | 12:15

Ashpërsimi i masave kufizuese anti -Covid në Kosovë ka bërë që qytetarët të kthejnë kokën nga Shqipëria për të kaluar fundjavën.

Burime për “abcnews.al” bëjnë me dije se pas masave të reja të vendosura nga qeveria Kurti, radhë të gjata automjetesh janë krijuar në Morinë.

Një ndër shkaqet kryesore për krijimin e radhëve të gjata në kufi duket se është bërë fakti i orës policore në Kosovë, ku përfshihet dhe mbyllja totale të gastronomisë, përveç me “Take Away” si dhe orën policore.

Kësisoj, kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.

Pritjet, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore. Kujtojmë se edhe gjatë mbrëmjes së të enjtes, kolona të gjata të veturave kanë qenë në kufirin e Morinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Amerikane në Maqedoninë e Veriut bashkëpunon me Ministrinë e…