Kosova në KE, Basha: Mblodhëm ‘kokërr për kokërr’ çdo votë, u zhgënjeva nga Italia
Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, ka thënë se vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk ishte një punë e lehtë.
“Ishte një lloj pune dhe angazhimi politik ku asgjë nuk merret e mirëqenë dhe ku i gjithë kapitali politik dhe personal duhet vënë të mbledhjes ‘kokërr për kokërr’ të çdo vote, por në fund ajo që ka rëndësi është rezultati, dhe rezultati ka qenë pa diskutim i jashtëzakonshëm. Na mbajti në tension deri në çastin e fundit. Patëm zhgënjimet tona, patëm dhe surpriza”, ka thënë Basha për “Oranews”.
Pjesë nga intervista:
Nga kush u zhgënjyet më shumë?
Lulzim Basha: Disa priteshin, Hungaria dihej, por prisja më shumë nga Italia dhe nuk prisja atë qëndrim që patën në sallë. Megjithatë, masat i morëm, natyrisht dhe në udhëheqjen dhe në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe e rëndësishme është që ia dolëm mbanë.
A mund ta quajmë një qëndrim i zbutur apo dinak ai i mbajtur nga ana e Serbisë?
Lulzim Basha: Jo aspak. Serbia ka ndërmarrë fushatën më të egër që mund të imagjinoni. Jo thjesht si përpjekje diplomatike, por në gjuhën që ajo ka përdorur: anatemomi, bullizimi, përpjekja për të intimiduar Dora Bakojanisin, gjuha e përdorur në komunitetin politik, gjuha e përdorur nga anëtarët e tyre në komitetet dhe grupet politike, si në PPE por dhe në grupimet e tjera, ka qenë një gjuhë primitive, rrugaçërore, sigurisht të zhveshur nga çdo argument kanë menduar të shkaktojnë një tollovi të adaptimit të një toni të egër. E kundërta ndodhi, por i mobilizoi edhe më shumë mbështetësit e Kosovës. Ua bëri edhe më të qartë që këta nuk kanë interes për të drejtat e minoritetit serb, por këta e përdorin siç e përdorën në Banjskë si “mish për top”. Pra ata kanë të tjera plane: plane territoriale, kanë plane revanshiste për Ballkanin, duan një pjesë të Kosovës, duan të ndajnë Bosnjë-Hercegovinën, duan të rikthehen si forcë hegjemonie në Mal të Zi e ta trajtojnë atë si një provincë të vetën dhe jo si një republikë të pavarur anëtare e NATO-s dhe kandidate për në BE. Pra, është një plan krejtësisht në kundërshtim me synimet e BE-së, NATO-s dhe kjo u zbulua qartësisht që Serbia ka zhvilluar një fushatë të egër dhe që nuk ka ndaluar për asnjë çast. Por e mira e kësaj të keqeje është që u distancuam përfundimisht dhe sot pak ka nga ata që nuk janë zhveshur nga çdo iluzion për çfarë synon Beogradi dhe që duhen marrë masa konkrete për t’u trajtuar kjo situatë, edhe përtej raportit të Kosovës me KiE-në.
Lulzim Basha: Pa diskutim që po. Është hap shumë i rëndësishëm, sepse janë 46 vende që mbajnë këtë qëndrim. Është gjithë BE-ja, është NATO-ja dhe qëndrimi i tyre ishte stoik ndërkohë që serbët provokonin me 15 amendamente njëri pas tjetrit. Të gjithë deputetët që ishin aty në një orë të pazakonshme për një Asamble Parlamentare që nuk janë mësuar të qëndrojnë aq vonë dhe ky ishte një nga bastet që kishte vënë Serbia që ta zgjaste këtë seancë deri në orët e vona të natës në mënyrë që të kishte deputetë që largoheshin dhe të mos kishte kuorum. Megjithatë të gjithë miqtë tanë qëndruan aty në mënyrë stoike, mposhtëm me shumicë absolute çdo amendament të Serbisë dhe aty u kuptua që ata kishin marrë fund dhe Kosova do të merrte dritën jeshile nga Asambleja.
Intervista e plotë: