Kosova, në mesin e shteteve përfituese të vaksinës nga COVAX-i
02 mars 2021
| 15:45
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka konfirmuar se Kosova do të jetë në mesin e vendeve që do të përfitojë vaksinën anti-Covid nga COVAX.
100 mijë e 800 doza pritet të vijnë në Kosovë gjatë periudhës mars-maj 2021.
“Konfirmohet lista e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër Covid-19 përmes mekanizmit COVAX (shkurt-maj 2021).Në këtë raund, Kosova përfiton 100 800 doza”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.