Kosova në turneun e YDF-së në Bullgari
Përfaqësuesja e Kosovës në të dyja konkurrencat me U14 do të marrë pjesën në turneun e YDF-së, që organizohet në Bullgari.
Ky turne do të organizohet nga 29 marsi deri më 2 prill, ndërsa marrin pjesë: Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat.
Ndeshja e parë për Dardanet/ët do të jetë kundër Maqedonisë Veriore më 30 Mars, për të vazhduar më pas me sfidat ndaj Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë.
FBK-ja dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.
Projekti i mbështetur nga FIBA është i akorduar së bashku me Federatat nacionale të Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Maqedonisë Veriore.
Orari i Kosovës
30 Mars
13:00 Maqedonia V.-Kosova (F)
15:00 Maqedonia V.-Kosova (M)
31 Mars
13:00 Kosova-Rumania (F)
15:00 Kosova-Rumania (M)
1 Prill
17:00 Bullgaria-Kosova (F)
19:00 Bullgaria-Kosova (M)
2 Prill
13:00 Turqia-Kosova (F)
15:00 Turqia-Kosova (M)