Kosova, në turneun e YDF-së në Turqi

06 qershor 2024 | 13:30

Kosova në të dyja konkurrencat për U14 do të marrë pjesë në turneun e YFD-së.

Ky turne, që është i përkrahur nga FIBA, kësaj radhe do të zhvillohet në Turqi nga 6 deri më 10 qershor. Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia Veriore në të dyja konkurrencat. Para udhëtimit në Turqi janë përzgjedhur 12 lojtarët/et që do të përfaqësojnë Kosovë në këtë turne të FIBA-s nga trajnerët Driton Obërtinca te meshkujt dhe Hasan Bytyqi te femrat.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.

12-shja te meshkujt: Elod Vokshi, Orik Istrefi, Narti Kasapolli, Elmedin Kadri, Daris Mandro, Alk Salihu, Almuid Selmani, Ramiz Dumbo, Mal Gashi, Lum Gega, Blert Kadriu, Don Uka. Trajner: Driton Obërtinca, ndihmëstrajner: Elbesar Gështenja.

12-shja te femrat: Gerta Hoti, Era Muzliukaj, Leonida Prekazi, Raesa Dogani, Kanita Eminoviq, Dea Uka, Era Haziri, Andrra Rudi, Bora Mullabazi, Anisa Morina, Odeta Sejdiu, Rina Shala. Trajner: Hasan Bytyqi, ndihmëstrajner: Melda Baliqi.

Orari

6 qershor

13:00 Kosova-Bullgaria (femrat)

15:00 Kosova-Bullgaria (meshkujt)

7 qershor

16:00 Turqia-Kosova (femrat)

18:00 Turqia-Kosova (meshkujt)

8 qershor

12:00 Rumania-Kosova (femrat)

14:00 Rumania-Kosova (meshkujt)

9 qershor

10:00 Kosova-Maqedonia Veriore (femrat)

14:00 Kosova-Maqedonia Veriore (meshkujt)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të sfidës së dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit, që…