“Kosova në udhëkryq”, Limaj nis turin e takimeve me qytetarët
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur të enjten në Ferizaj bashkëbisedimin me qytetarë me temën “Kosova në udhëkryq”.
“Situata gjeo-politike e bënë të domosdoshëm ripozicionimin e forcave botërore, kështu duke e vendosur Kosovën në një pozicion delikat karshi zhvillimeve të fundit”.
“Politika populiste nga liderët e paguximshëm e me deficit kombëtar të udhëhequr nga kalkulimet ditore mbesin rrënja e problemeve që po shtohen, derisa dëshprimi po rritet nga premtimet e rrejshme e mashtrimet që tanimë po shfaqen nga qeveria aktuale”, ka njoftuar Nisma Socialdemokrate.
Duke i ftuar të gjithë që të aktivizohen në shpërndarjen e frymës kombëtare dhe shtetndërtuese, kryetari Limaj i falënderoi të pranishmit për kohën dhe vëmendjen.