Kosova në vazon e pestë në kualifikimet më të vështira në histori të Kupës së Botës
FIFA ka njoftuar edhe zyrtarisht përbërjen e vazove për shortin kualifikues për Kupën e Botës “Katari 2022”, i cili do të mbahet më 7 dhjetor. Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë pjesë e vazos së pestë.
Parashihet një grup i vështirë i Kosovës
Kosova mund të jetë pjesë e një grupi shumë të vështirë kualifikues, duke qenë pjesë e vazos së pestë. Rreziku më i madh për Kosovën vjen nga vazot A dhe B, ku janë vendosur kombëtaret më të mira të Evropës, por edhe vazoja e tretë, mund të sjellë një kundërshtar të vështirë.
Kombëtaret me të cilat Kosova nuk mund të luajë
Janë tri kombëtare me të cilat Kosova nuk mund të jetë pjesë e një grupi. Bëhet fjalë për Serbinë, Rusinë dhe Bosnjën.
Grupi më i lehtë i mundshëm për Kosovën
Grupi më i lehtë i mundshëm për Kosovën do të përbëhej nga këto kombëtare: Danimarka, Romani, Finlandë, Luksemburg dhe San Marino.
Kualifikimet më të shkurtra në histori
Situata me pandeminë COVID-19 ka ndryshuar plotësisht orarin kualifikues, kështu që pjesa evropiane e kualifikimeve për Kupën e Botës do të luhet në vetëm tetë muaj, për dallim nga e kaluara, që zgjasnin një vit e gjysmë.
Kualifikimet tani do të fillojnë në mars dhe do të përfundojnë në nëntor të vitit të ardhshëm. Vetëm fituesit e grupeve shkojnë direkt në Kupën e Botës
Për më tepër, vetëm dhjetë fitues të grupeve do të sigurojnë rrugën drejtpërdrejt në Kupën e Botës, ndërsa dhjetë vendet e dyta do të kalojnë në kualifikim shtesë.
Kualifikimet shtesë nuk kanë qenë kurrë kaq të vështira
12 ekipe do të jenë pjesë e kualifikimeve shtesë, që do të kërkojnë vetëm tri vendet e mbetura nga kualifikimet e rregullta.
Dhjetë prej tyre do jenë vendet e dyta, dhe dy të tjera do vijnë nga Liga e Kombeve. Kështu, 12 ekipet formojnë tre rrugë Play Offi (A, B, C), me nga katër skuadra, ku fituesi i secilit “play-off” (A,B, C), do të sigurojnë biletën për “Katari 2022”. Kështu bëhen 13 pjesëmarrës nga Evropa në Kupën e Botës.