Kosova në vendin e 99 për nga fuqia e pasaportës
Kosova është në vendin e 99 në botë, për nga fuqia e pasaportës, pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 40 vende.
Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë ‘Henley Passport Index”, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’.
Pas Kosovës, renditen Sudani, Koreja e Veriut, Nepali, Libia etj, transmeton rel.
Nga vendet e rajonit, Serbia është në vendin e 39, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë pa viza në 133 vende, Mali i Zi në vendin e 46, Maqedonia e Veriut në vendin 47, qytetarët e së cilës mund të lëvizin pa viza në 123 vende, Bosnje dhe Hercegovina renditet 52-ta me 117 vende, dhe Shqipëria në pozitën e 54.
Në vendin e 107, dhe të fundit në listë renditet Afganistani.
Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në vetëm në 26 vende.
Pasaportat më të fuqishme në botë, sipas kësaj organizate, janë të Japonisë dhe Singaporit.
Rezultatet e këtij hulumtimi janë bazuar në të dhënat ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.