Kosova në vlugun e punës për ndeshjet me Britaninë e Madhe
09 janar 2024
| 11:52
Atmosferë e shkëlqyer ishte te Përfaqësuesja A e Kosovës në hendboll në stërvitjen e radhës.
Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, djemtë tanë kanë punuar me përkushtim e seriozitet maksimal.
Është punuar në elemente të ndryshme, kryesisht taktike, dhe niveli sa shkon e rritet. Grupi tashmë është thuajse i kompletuar, ndërsa lojtarët dhe shtabi teknik janë të vetëdijshëm që ndaj Britanisë së Madhe pritet paraqitje dhe fitore bindëse.
Kosova vazhdon me stërvitje edhe sot, ndërsa ndeshja me Britaninë e Madhe është të mërkurën prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.