KOSOVA NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2020 NË SHBA

03 nëntor 2020 | 12:27

Ismet Sylejmani

Fushata zgjedhore e vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e veçantë jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak se kandidatët për president në fushatën e tyre zgjedhore, në mes tjerash e permendin dhe e përdorin si fakt e arritje të madhe të SHBA-së, Kosovën!

Kjo që po ndodhë me Kosovën në historinë e zgjedhjeve presidenciale është fitore dhe arritje e madhe e popullit shqiptar, e Atdheut dhe Kombit tonë, sepse në të kaluarën jo vetëm kemi qenë të pushtuar, të nëpërkembur e të përbuzur nga rregjimet pushtuese, por kemi qenë edhe të lënë në margjina që e askush jo vetem nuk na ka përmendur, por kemi rrezikuar të shperngulemi, te tretemi e te asimilohemi, sikur që në masë të madhe edhe ka ndodhur!

Perpjekjet titanike të të gjitha gjeneratave, atdhetarëve, patriotëve e veprimtarëve të çështjes kombëtare dhe lufta çlirimtare e armatosur e UÇK-së, ndihma e madhe e botës e në menyrë të veçantë e Amerikes dhe bombardimi i NATO-s, dhanë frytet e pritura dhe të mëdha, të cilat rezultuan me çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Edhe në të kaluarën pas përfundimit të luftës së UÇK-së, por veçanërisht pas shpalljes së Pavarësisë më 17 Shkurt 2008 dhe pas takimit të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë te Presidenti Amerikan Trump në Shtëpinë e Bardhë në Washington, Kosova është top tema e mediave më të fuqishme botërore, sepse përmendet panderprerë dhe nuk lëshohet nga goja nga kandidatët për president të SHBA-ve Tramp e Biden!

Dje ishte 2 Nëntori, dita e rënies së Heronjeve të Kombit Afrim Shitia dhe Fahri Fazliu!

Përkujtimi dhe nderimi për Ata dhe të gjithë të rënët tjerë për liri e çlirim, na obligon e na detyron shumë, por edhe dëshmon fuqishëm, se njëra nga pikat e platformës kombëtare për senzibilizim kombëtar e ndërkombëtar të çështjes së Kosovës, me fushatën e Presidentëve të SHBA-së, ka arrirë kulmin e dytë pro Kosovë, pas asaj të bombardimeve të NATO-s!

Pavarësisht se është zgjatur e është stërzgjatur, tepruar e stërtepruar zgjidhja e drejtë dhe e shpejtë e çështjes së Kosovës, kjo që po ndodhë në SHBA gjatë fushatës presidenciale, na bënë të jemi të lumtur e krenarë, sepse gjaku i derdhur për liri, lufta dhe përpjekjet titanike e heroike te popullit shqiptar dhe ushtrisë së Tij UÇK-së, nuk shkoi kot, u bëmë të lirë e të pavarur, dhe padiskutim se në të ardhmen do të bëhemi të barabartë me të gjithë qytetarët e Europës dhe të gjithë botës demokratike botërore të prirë nga SHBA, por edhe do të jemi të zhvilluar e të përparuar, sepse do na hiqen të gjitha pengesat e do të marrshojmë përpara!

Atje në SHBA-në e largët, lutemi dhe dëshirojmë të fitojë më i miri, por edhe Ai që e don dhe e admiron Kosovën më shumë!
Gjykuar mbi bazën e së kaluarës, kandidati për President Joe Biden, rezulton se është më shumë pro Kosovës se sa Presidenti Donald Trump!

Kushdo i zgjedhur nga Amerika dhe amerikanët është i dashur, i mirëpritur dhe i nderuar nga ne shqiptarët jo vetëm të Kosovës!

Prishtinë, 3 Nëntor 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë këtyre ditëve, KEDS-i është duke përfunduar një investim të…