Kosova nënshkruan marrëveshje me EUROPOL-in për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacioneve
Është nënshkruar marrëveshja e tretë e Kosovës me EUROPOL-in, e cila definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Para disa ditësh kam pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL znj. Catherine de Bolle për gadishmërinë për të bashkëpunuar dhe vendosmërinë tonë për të vepruar pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit”.
“Sot, jam njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, nga znj. De Bolle, që definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve”, ka shkruar Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se kjo marrëveshje do të thellojë bashkëpunimin e Kosovës me EUROPOL-in dhe do të garantojë shtetndërtim me hapa të sigurtë, e sipas tij, do të kontribuojë në synimet tona të përbashkëta për sundim të ligjit.