Kosova nënshkruan marrëveshje me Kroacinë për blerje armësh
02 tetor 2021
| 21:42
Në duart e ushtarëve të Kosovës, së shpejti pritet të jenë armë e pajisje të ndryshme, prodhim kroat.
Ato do të vijnë, përmes realizimit të marrëveshjes mes dy vendeve për blerjet ushtarake “Shtet me Shtet”.
Kjo u paralajmërua nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas takimit me homologun e tij kroat, Mario Banozic, njofton Klankosova.tv
Një ujdi e tillë sipas ish-Komandanti të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, është shumë e dobishme për vendin.
Arsye për këtë, ky thotë se është përvoja ushtarake dhe prodhuese e shtetit të afërt.