Kosova nënshkruan marrëveshje me Lituaninë dhe Estonin për transportin rrugor
Kosova dhe Lituania kanë nënshkruar protokollin teknik të bashkëpunimit në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave. Ky protokoll do të krijojë një urë bashkëpunimi në sektorin e transportit ndërmjet dy vendeve me qëllim të integrimit të komunitetit tonë të transportit në tregjet evropiane.
Protokolli në fjalë u nënshkrua pas negociatave bilaterale mes dy delegacioneve në nivel ekspertëve të të dy ministrive të linjës (kryesuar nga Xhemë Veseli, drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor, udhëheqës i Delegacionit të Kosovës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit).
Një protokoll i këtij niveli ndërkombëtar është nënshkruar edhe me Estonin.
Nënshkrimi i këtyre dy protokolleve, ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës-Lituanisë dhe Estonis, si dhe do të bëhet e mundur qasja e operatorëve kosovarë residentë, në tregun ndërkombëtarë të udhëtareve dhe mallrave, duke eliminuar barrierat administrative dhe teknike si dhe duke iu krijuar operatorëve tanë mundësinë e lëvizjes së lirë të udhëtarëve dhe mallrave drejt vendeve Baltike dhe vendeve skandinave.