
Kosova, nëse kualifikohet në finale, do të luajë mysafire
22 nëntor 2019
| 13:04
Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë finalen e “play-off-it kualifikues për “Euro 2020”, ku mund të luajë nëse e fiton gjysmëfinalen kundër Maqedonisë, si mysafire – në Gjeorgji ose Bjellorusi.
Këtë përballje historike Kosova do ta zhvillojë si mysafire, pasi kjo u vendos nga shorti që u mbajt sot në orën 12:00.
Kjo bën që Kosova të mos e ketë epërsinë e të qenët vendas në asnjërën ndeshje të “play-off”-it kualifikues për “Euro 2020”. Kosova do ta zhvillojë gjysmëfinalen me Maqedoninë më 26 mars të vitit 2020, ndërsa finalja do të mbahet më 31 mars.