Kosova nesër mban ditë zie për vdekjen e Madeleine Albrightit
24 mars 2022
| 14:03
Kosova e ka shpallur ditë zie të premten, në nderim të jetës dhe veprës së ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila ka ndërruar jetë të mërkurën.
Presidentja Vjosa Osmani e ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zisë shtetërore në tërë territorin e Kosovës.
Vendimi është marrë të enjten dhe protokolli i shtetit është ngarkuar të ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e këtij vendimi.