Renditja e Kosovës dhe Shqipërisë në ranglistën e FIFA-s

07 shkurt 2019 | 15:17

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është ngjitur për një pozitë në ranglistën e FIFA-s për muajin shkurt dhe tani pozicionohet në vendin e 130.

Ndërsa ndryshe nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie për një pozitë dhe pozicionohet në vendin e 61 të ranglistës.

Ndryshime nuk ka në krye të ranglistës të cilës i prin Belgjika e përcjell nga Franca, Brazili, Kroacia dhe Anglia.

Image

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova dhe Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)…