Kosova ngrehet për 21 pozita në renditjen e FIBA-s
Pas përfundimit të Kampionatit Botëror në Kinë është publikuar renditja e re nga FIBA.
SHBA mbetet në vendin e parë, e ndjekur nga Spanja, derisa Australia është ngritur në vendin e tretë për të përparuar tetë vende, kurse pasohet nga Argjentina dhe Franca.
Kosova ka përparuar për 21 vende në renditjen e FIBA-s dhe tashmë ndodhet në vendin e 69-të (duke përfshirë edhe gjeneratat e reja). Dardanët kanë grumbulluar 124 pikë. Madje, Kosova është një nga vendet me ngritjen më të madhe në botë në bazë të renditjes së re. Belize është ngritur për 50 vende, Kosova dhe Togo nga 21 vende, Tunizia 18 dhe Bregu i Fildishtë 16. Pra, Kosova kishte ngritjen më të madhe nga shtetet evropiane, duke u ndjekur nga Qipro +15, Republika e Çekisë +14, Polonia +12 dhe Luksemburgu +11. Sa i përket renditjes për Evropë, Kosova ndodhet në vendin e 37-të.
http://www.fiba.basketball/rankingmen