Kosova ngritët dy pozita në renditjen e FIFA-s, Shqipëria bie për një pozitë
Është publikuar ranglista e re nga FIFA. Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita. “Dardanët” nga pozita e 106-të, tani pozicionohen në pozitën e 104-të, pas rezultateve të dy ndeshjeve në Ligën e Kombeve.
Skuadra e Frano Foda, humbi 0:3 kundër Rumanisë dhe fitoi kundër Qipros me rezultat 0:4. Shqipëria në fillim të këtij muaji triumfoi 2:1 ndaj Ukrainës dhe u mposht 1:0 nga Gjeorgjia në Ligën e Kombeve, gjë që i kushtoi me humbjen e një pozite në ranglistën e FIFA-s.
“Kuqezinjtë” aktualisht renditen në vendin e 67-të. Sa i përket 10-të vendeve të para në ranglistë, ato nuk kanë ndryshuar nga renditja e fundit, me Argjentinën që është e para me 1889 pikë. Pastaj vijnë, Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia, Kolumbia dhe Italia, të cilat e mbyllin “top dhjetëshen” e ranglistës së re të FIFA-s.