Kosova nis përgatitjet për ndeshjen ndaj Suedisë

07 prill 2025 | 12:05

Nën drejtimin e selektorit Agron Shabani, Kosova në hendboll (vajzat) ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet me Suedinë.

Ndeshjet me Suedinë i takojnë fazës së fundit kualifikuese për Kampionat Botëror. Suedia është kundërshtarja më e fortë e mundshme në raundin e dytë kualifikues. Ka shumë lojtare në nivelin më të lartë evropian dhe suksese të shumta.

Kosova është grumbulluar në Eslov të Suedisë, ndërsa stërvitja e parë u zhvillua të hënën paradite.

Në Përfaqësuesen e Kosovës ka atmosferë punë, ndërsa shtabi teknik dhe hendbollistet janë të vetëdijshme për sfidat që i presin dhe nivelin e kundërshtareve. Ndeshja e parë është të enjten prej orës 19:00 në Suedi, ndërsa e kthimit të dielën nga ora 17:15 në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar një muaj paraburgim për…