Kosova niset drejt Serbisë për Evropianin e Karatesë
Përfaqësuesja e Kosovës në Karate sot (e mërkurë) në orën 05:00 është nisur për në Serbi, ku do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Seniorë, i cili mbahet në Novi Sad të Serbisë nga data 9 deri më 13 maj.
Përfaqësuesja e Kosovës në këtë kampionat do të paraqitet me 13 garues, ku prej tyre 11 në kategorinë individuale në disiplinën e katave dhe kumite. Në Kampionatin Evropian për seniorë janë paraqitur 52 shtete me gjithsejtë 532 garues dhe 622 paraqitje. Kosova në këtë kampionat përfaqësohet nga këta garues: Vlerona Shala dhe Argjend Berjani, Gresa Zhitia, Adelina Rama, Fortesa Orana, Diellza Dragusha, Ylli Cenaj, Alvin Karaqi, Herolind Nishevci, Orges Arifi, Elhami Shabani, Durim Haziri, Blodin Pakashtica.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)