
Kosova një pozitë më poshtë, Shqipëria dy më lartë
18 janar 2018
| 15:47
Pavarësisht asaj se nuk ka pasur ndeshje të kombëtareve, FIFA e ka publikuar renditjen për këtë muaj.
Përfaqësuesja e Kosovës ka rënë nga pozita 177 në pozitën e 178, kurse Shqipëria ka shënuar ngritje për dy pozita. Kuqezinjtë tash renditën në pozitën e 60.
E para në renditjen e FIFA-s është Gjermania, pastaj renditen Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)