Kosova nuk do të jetë asnjëherë e plotë pa zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

16 maj 2021 | 09:37

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar Ukshin Hotin në 22-vjetorin e zhdukjes së tij, duke thënë se Kosova nuk do të jetë asnjëherë e plotë pa zbardhjen e fatit të tij.

“Sot bëhen 22 vjet nga zhdukja e intelektualit dhe patriotit tonë të shquar, Ukshin Hoti. 22 vjet që familja Hoti pret një lajm e Kosova frymon nën ankth. Imazhin e fundit, shokët e tij e kujtojnë derisa Ukshini po bënte “hapat e lirisë” nga burgu i Dubravës. Nga ajo ditë – asgjë. Asnjë përgjigje nga shteti serb nga e diela e 16 majit të vitit 1999 e deri në këtë të diel të vranët të vitit 2021”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se atdhetari që nuk u dha kurrë, as nën trysninë e torturave të kriminelëve serbë nëpër kazamate, vazhdon të mbetet plaga jonë e hapur e lirisë.

“Derisa vepra e tij edhe sot është frymëzimi ynë i përditshëm – Kosova nuk do të jetë asnjëherë e plotë pa zbardhjen e fatit të tij”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i rëndësishëm ka zbuluar se aspirina 81 miligramëshe…