Kosova nuk duhet ta irritojë aleatin e saj të vërtetë, Amerikën

02 tetor 2024 | 08:02

Shkruan: Arlind Krasniqi

Jam detyruar të largohem nga vendi im për shkak të angazhimeve të mia politike, si anëtar i LDK-së, anëtar i së cilës jam që nga viti 2018. Kam pasur problem me partitë politike PDK, AAK dhe Vetëvendosje. Gjithnjë kam shpresuar dhe jam përpjekur që Kosova ta kalonte provën e saj dhe ta ndërtoj një mjedis të qetë, ta ndërtojë një sistem demokratik dhe të luftohet korrupsioni. Të krijohet një siguri për të rinjtë që mos të largohen nga vendi, duke emigruar.
Zhgënjim im tani po vazhdon me partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje, e cila është në pushtet rreth katër vite dhe situata vazhdon të jetë e rënduar dhe pa shpresa.
Por ajo që më shqetëson më së shumti është që Qeveria e LVV-së nuk është në gjendje të jetë një partner serioz me ndërkombëtarët.
Së fundmi Qeveria e Albin Kurtit nuk e pranoi marrëveshjen me Amerikën për gazin, ka nevojë për energji të pastër dhe jo për ndotje të ambientit që vjen nga përdorimi i thëngjillit si burim energjie.
Mbi të gjithë kundërshtimet e kësaj qeverie vjen kundër aleatit tonë strategjik të Amerikës që solli fitoren e Kosovës. I bëjë thirrje Qeverisë së LVV-së që ta rishikojë qëndrimin e saj dhe të gjejë gjuhën e kompromisit me Amerikën dhe të mbajë premtimet e saj për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit, dhe në kuadër të saj të krijohet një stabilitet ekonomik dhe politik. Pra të krijohet një perspektivë për t’u joshur rinia që mos ta lëshojnë vendin, por ta ndërtojnë Kosovën e tyre të dashur.
Në fund i bëjë thirrje partisë në pushtet që mos të krijojë konflikte të panevojshme me ndërkombëtarët dhe në veçanti të mbajë miqësi me aleatin e saj të përhershëm ShBA-në. Përndryshe Qeveria e LVV-së dhe vet partia e LVV-së do të izolohet dhe do ta humb mbështetjen nga brenda dhe jashtë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martë, 29-vjeçarja Klevisa Ymeri është paraqitur para Gjykatës së…