Kosova nuk është produkt i rastësisë, por i historisë së vet
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen festive të qeverisë të mbajtur për nder të 17 shkurtit, tha se Pavarësia e Kosovës është arritur përmes luftës dhe sakrificës, dhe se pavarësia do të rritet vetëm përmes punës.
“Në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës, detyra jonë kryesore është se kur të vije 20 vjetori të jenë jetuar që të rejat dhe të rinjtë mund të zgjedhin Kosovës për jetë”, tha Kurti.
Ai u shpreh se Kosova është shembull i demokracisë në Ballkan.
“Pavarësia jonë është si rezultat i historisë shekullore, ne e dimë mirë çka është bashkëjetesa”, deklaroi kryeministri.
I pari i qeverisë tha se duhet të ketë parasysh amanetin e gjeneratave që kanë dhënë gjakun e tyre për lirin e Kosovës dhe nuk e gëzojnë atë.
“Kosova nuk është produkt i rastësisë, por i historisë”.