“Kosova nuk është Serbi”, aktivistë çekë protestojnë para Ambasadës së Serbisë

02 gusht 2022 | 08:28

Aktivistë çekë kanë protestuar dje para Ambasadës së Serbisë në Pragë, duke e mbështetur Kosovën pas tensioneve në veri.

“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërkaq “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu”, thuhet në tjetrën. Po ashtu, kërkohet ndërprerja e fondeve të BE-së për Serbinë.

Ish-ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ka shpërndarë një fotografi në “Facebook”, e cila së pari është publikuar në “Twitter”.

“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Ambasadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Ajo ka shpërndarë fotografinë e Jakub Janda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i dëshmorit Beqir Rexhepi, Berati, ka thënë në emisionin…