Kosova nuk i shpëton dot Omicronit
Kosova nuk pritet të shpëtojë nga varianti Omicron i Covid-19 që ka vënë në vështirësi shumë vende të botës.
Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës Valbon Krasniqi, thotë se mundësia e paraqitjes është evidente pasi edhe rrugët e përhapjes së këtij varianti janë të njëjta sikurse variantet e tjera.
Në një intervistë për KosovaPress, Krasniqi flet edhe për situatën pandemike, rëndësinë e vaksinimit dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësorë për Ligjin e pagave.
“Është virusi i njëjtë dhe ato çka kemi parë është se çdo variant i paraqitur në shtetet e tjera është se herë ose vonë ka arritur në pothuajse të gjitha shtetet. Mundësia e paraqitjes së Omicronit në Kosovë normalisht që është evidente dhe është e vështirë të paramendohet se nuk do ketë raste edhe në Kosovë pasi po them që virusi është i njëjtë dhe rrugët e përhapjes janë të njëjta”, ka deklaruar Krasniqi.