Kosova nuk ka kohë për të eksperimentuar me zgjedhje të reja, krerët e institucioneve t’i lënë anash egot
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të eksperimentuar në zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se krerët e institucioneve t’i lënë mënjanë egot e tyre, dhe të kryejnë detyrat kombëtare dhe ndaj miqve.
“Kosova nuk ka kohë me eksperimentuar në zgjedhje të reja dhe as në shkatërrimin e marrëdhënieve me miqtë tanë perëndimorë me ShBA në krye. Kjo është çka duan armiqtë tanë historikë. Në kushtet e sotme, me detyrimet që gjinden para klasës sonë politike, bëj thirrje për unitet! Krerët e institucioneve t’i lënë mënjanë egot e tyre, dhe të kryejnë detyrat kombëtare dhe ndaj miqve! Po lexoj një libër për sherret e feudalëve tanë kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Ju lutem mos t’i ngjajmë atyre 100 vjet më pas!”, ka shkuar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/