Kosova nuk ka koordinim të mirë ndërinstitucional prandaj dështon në luftimin e dhunës ndaj grave
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka theksuar se Kosova nuk ka koordinim të mirë ndërinstitucional prandaj dështon në luftimin e dhunës ndaj grave.
“Vetëm bashkëpunimi i mirë midis institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe komunitetit krijon një mjedis ku dhuna gjinore nuk tolerohet”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.
Postimi i plotë i saj:
Vetëm bashkëpunimi i mirë midis institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe komunitetit krijon një mjedis ku dhuna gjinore nuk tolerohet.
Por ky nuk është rasti në Kosovë, fatkeqësisht!
Bashkëpunimi i qeverisë me shoqërinë civile në përgjithësi, është në pikën më të ultë që Kosova ka patur ndonjëherë.
Raportet e Komisionit Evropian për këto tri vitet e fundit, thonë se ka mangësi edhe në performancat e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Koordinimi ndërinstitucional është qenësor në luftimin e dhunës me bazë gjinore, sidomos në zbatimin dhe monitorimin e masave ligjore.
Motoja e #16ditëtëaktivizmit 2024 është: 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑜ℎ𝑢𝑛𝑖 𝑞ë 𝑡’𝑖 𝑗𝑎𝑝𝑖𝑚 𝑓𝑢𝑛𝑑 𝑑ℎ𝑢𝑛ë𝑠 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑔𝑟𝑎𝑣𝑒. 𝑁ë 𝑏𝑜𝑡ë ç𝑑𝑜 10 𝑚𝑖𝑛𝑢𝑡𝑎 𝑣𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡 𝑛𝑗ë 𝑔𝑟𝑢𝑎.
#UNITE #16DaysOfActivism #OrangeTheWorld