Kosova nuk ka më nevojë për EULEX-in
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se gjatë këtyre shtatë muajve ka pasur një angazhim të madh për sundim të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Si rezultat i kësaj dinamike ai ka thënë se janë përmbushur obligimet që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane, e cila do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave dhe do ta fuqizojë vendosmërinë për luftimin e dukurive negative.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka vlerësuar se sistemi i drejtësisë ka kapacitete për ta bërë punën në përputhje të ligjeve, pa pasur nevojë për një mision ekzekutiv të EULEX-it.
Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën ka thënë se do të angazhohet që ky proces të përmbyllet me siguri të plotë juridike që të dalë në shesh e vërteta për luftën e pastër të UÇK-së.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së martës të gazetës “Epoka e re”).