Kosova nuk ndryshon pozitë, Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

04 prill 2024 | 12:42

FIFA e ka publikuar sot listën e re të Kombëtareve. Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka lëvizur vendi në renditjen e muajit mars.

“Dardanët” e shohin veten në vendin e 102-të me 1205.85 pikë, njëjtë si në ranglistën e muajit të kaluar. Siç dihet, Verdhekaltrit i zhvilluan dy ndeshje miqësore në muajin që shkoi, kur fituan ndaj Armenisë 1:0 dhe u mposhtën nga Hungaria 0:2.

Ndërkaq, Kombëtarja shqiptare pësoi rënie për dy pozita në renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë i pësuan dy humbje në miqësoret e marsit, 0:3 nga Kili dhe 0:1 nga Suedia. “Shqiponjat” e shohin veten në vendin e 66-të, në krahasim me atë të 64-t ku ishin në muajin e kaluar, me 1375.1 pikë. E në top 10-she nuk pati shumë ndryshme, me kampionen e botës, Argjentina që vazhdon të prijë, e ndjekur nga nënkampionia e botës, Franca.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është…