Kosova nuk pranohet në EBU, mbetet jashtë Eurosongut
Unioni Transmetues Evropian (EBU) nuk e ka pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
Mes tjerash, kjo nënkupton që Kosova nuk do të mund të marrë pjesë në garën e Eurosongut për vitin 2020, njofton “Klan Kosova”.
Arsyeja kryesore pse Kosova nuk mund të bëhet anëtare e EBU-së me të drejta të plota është për faktin se vendi ynë nuk është anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve.
Bordi gjeneral sot në Oslo ka votuar për ndryshimin e statutit të EBU-së që do t’ia mundësonte anëtarësimin edhe atyre vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve.
Mirëpo, ky propozim nuk ka kaluar.
Më 673 vota kundër dhe 400 vota për është pamundësuar ndryshimi i statutit dhe kësisoj Kosova ka mbetur jashtë Eurosongut edhe për një vit.