Kosova nuk pranon të dalë në fushë, gjyqtari e mbyll ndeshjen

16 nëntor 2024 | 00:00

Kombëtarja e Kosovës nuk ka pranuar të dalë në fushë, teksa gjyqtari doli dhe e mbylli ndeshjen

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Rumani-Kosovë ka kërkuar që ndeshja të vazhdohet.

Ai ka biseduar me kampin kosovar, duke u thënë se tashmë janë krijuar kushtet që të vazhdohet ndeshja, raporton RTK.

Megjithatë, lojtarët kosovarë kanë qenë të vendosur të mos kthehen dhe ndeshja do të mbyllet dhe më pas do t’i takojë UEFA-s të vendos për fatin e këtij takimi.

Tashmë mbetet të shihet nëse Kosova do të bëjë ankesa në organet kompetente dhe të presë nëse do të ketë ndonjë dënim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi rumun “Fanatik” ka konfirmuar se nga tifozët rumunë kishte…