Kosova ofron shumë mundësi për bizneset amerikane

02 dhjetor 2024 | 12:33

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se Kosova ofron shumë mundësi për bizneset amerikane.

“Këto ditë, për nder të festave të nëntorit, në veçanti Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, pata nderin të jem i ftuar nga Rrjeti i Biznesit Shqiptar të Diasporës për të festuar me shqiptarët në Dallas, Teksas, ShBA. Për këtë ftesë, dua ta falënderoj, presidentin e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe bashkëpunëtoret e tij. Gjatë aktiviteteve në ShBA, pata rastin të takoj personalitete të shquara të diasporës shqiptare, si dhe miq amerikanë, me të cilët diskutuam për mundësitë që ofron Kosova për të sjellë investime në shtetin më të ri të Evropës”, ka bërë me dije Mehmeti.

Ai ka theksuar se gjatë kësaj vizite gjithashtu ka pasur mundësi të shoh nga afër arritjet e komunitetit shqiptar dhe të diasporës së Kosovës në fusha të ndryshme, veçanërisht në ekonomi dhe biznes.

“Në prezantimin tim në ShBA, fola për mundësitë që Kosova ofron për bizneset e huaja, në veçanti për ato amerikane. Kosova nuk është vetëm një vend miqësor për bizneset amerikane, por është edhe një vend ku, nëse investohet, mund të prodhohet dhe eksportohet me sukses. Për investitorët e huaj, Kosova ofron përfitime nga taksat konkurruese, një fuqi punëtore të talentuar, mundësi për arsimim, kërkim dhe inovacion. Përveç kësaj, lidhshmëria, infrastruktura dhe grupimet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) krijojnë bazat për zhvillimin e bizneseve profitabile”, ka thënë Mehmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërcënuesi me vrasje i Berat Buzhalës, Valon Karanezi, është tërhequr.…