Kosova, organizatore e ndeshjeve të dy grupeve të Kampionatit Evropian
Kosova do të jetë nikoqire e përballjeve të Grupit I respektivisht E, në kuadër të Kampionatit Evropian për grupmoshën U19 femrat dhe U22 meshkujt.
Sa i përket konkurrencës së femrave, Kosova organizon ndeshjet e Grupit I, ku bën pjesë së bashku me Turqinë, Estoninë dhe Hungarinë, teksa takimet luhen mes datave 7-11 prill 2022. Garojnë volejbolliste të lindura më 2004 ose më të reja.
Në konkurrencën e meshkujve, Kosova organizon ndeshjet e Grupit E teksa, përveç ‘Dardanëve’, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani, me ndeshjet që luhen mes datave 19 dhe 23 maj. Garojnë volejbollistë lindur më 2001 ose më të rinj.
Të qenurit nikoqire e këtyre dy evenimenteve jashtëzakonisht të rëndësishme për volejbollin evropian, për Kosovën është arritje në vete, marrë parasysh konkurrencën e madhe të shteteve për të fituar të drejtën e organizimit të këtyre garave.