Kosova pagoi çmim të lartë për liri

26 maj 2020 | 08:16

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar sot për 21-vjetorin e masakrës së 27 shqiptarëve në lagjen Tusuz të Prizrenit. Me këtë rast, Haradinaj ka shprehur mendimin se Kosova ka paguar çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që ta çojmë drejtësinë në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe.

“Të vetëdijshëm se po e humbin luftën, në fundin e majit të vitit 1999 forcat serbe vazhduan gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë. Pak javë para çlirimit u ekzekutuan njëzet e shtatë shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit. Kosova ka paguar çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që ta çojmë drejtësinë në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse ShBA-ja është vatra më e madhe e koronavirusit…