Kosova pajiset me sistemin paralajmërues të zjarreve pyjore

14 gusht 2023 | 22:20

Profesori universitar, Perparim Ahmeti, ka bërë me dije se me mbështetje te qeverisë japoneze, Kosova tani është pajisur me sistemin paralajmërues të zjarreve pyjore.

Ai ka shkruar në “Facebook” se tani Kosova në formë automatike merr të dhënat nga satelitët e NASA-s (MODIS) dhe COPERNICUS për të paralajmëruar zjarret dhe rreziqet në Kosovë, raporton “Epoka e re”.

“Me mbështetje te qeverisë Japoneze, Kosova tani më është pajisur me sistemin paralajmërues të zjarreve pyjore, i cili në formë automatike merr të dhënat nga satelitët e NASA-s (MODIS) dhe COPERNICUS për të paralajmëruar zjarret dhe rreziqet në Kosovë. Një privilegj i rrall të bashkëpunosh me ekipin me profesionist në Kosovë nga fusha e zhvillimit softwerik në webGIS”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputetja Viola Von Cramon, ka deklaruar se Kosovës po i…