Kosova pati rritje të eksportit në Serbi (video)

26 dhjetor 2022 | 13:08

Kosova ka pasur rritje të eksportit në Serbi.

Rritja në përqindje ishte aq sa ishte rënia e importit të mallrave serbe në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, statistikat e Serbisë paraqesin një ulje të sasisë me vitet e kaluara, përjashtimisht vitit kur ishte taksa 100 për qind.

Stavileci në “Sytë 7” në “Klan Kosova” ka thënë se sasi në kilogram ka më pak, ndonëse ka rritje në aspektin e vlerës për shkak të rritjes së çmimit.

Sipas tij, produktet ushqimore serbe kanë pësuar rritje të çmimit nga 30-40.

Zëdhënësi i Doganave, ka thënë se fushatat e qytetarëve kundër produkteve serbe, po kanë efektin e tyre.

.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka shkuar në Qeverinë…