Kosova për herë të parë do të paraqitet në samitin botëror kundër sëmundjeve infektive

25 gusht 2020 | 13:36

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitim Uka, ka bërë me dije se ka pranuar ftesën e presidentit Ricardo Baptista Leite për të qenë anëtar i UNITE (Rrjetit të deputetëve botëror kundër sëmundjeve infektive), në këtë periudhë të vështirë që është duke kaluar Kosova, në ballafaqim me pandeminë Covid-19.

Ai ka thënë se Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në një rrjet të tillë të deputetëve që kanë për qëllim t’i japin fund sëmundjeve infektive, dhe do të jetë anëtarja e parë nga Ballkani Perëndimor në UNITE.

“Jam i bindur që në mesin e 125 deputetëve nga e gjithë bota do të kem mundësinë që të përfitoj nga përvojat e suksesshme të vendeve të tjera dhe të jap kontributin tim modest për shëndetin në nivel global”, ka shkruar Uka në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/fitim.uka.75/posts/10158799624033185

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka…