![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/basketboll-6.jpg)
Kosova për herë të parë luan në Zvicër, FBK-ja kërkon mbështetjen e bashkatdhetarëve
27 korrik 2023
| 14:52
Kosova për herë të parë do të luajë në Zvicër në basketboll. “Dardanët” do të përballen me “Helvetikët”, të shtunën nga ora 17:30 në Fribourg, përkatësisht palestrën “Site Sportif Saint-Leonard”.
Kjo është një mundësi e mirë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër, të shohin nga afër basketbollistët “dardanë”.
“FBK-ja fton shqiptarët që jetojnë në Zvicër t’i mbështesin basketbollistët e Kosovës, pasi është sfidë jetike”, thuhet në njoftimin e federatës së basketbollit. Kosova është përballur me Zvicrën në Prizren, ku edhe arriti fitore me rezultat 76:49.
Kosova ka një fitore e një humbje, Danimarka dy fitore dhe Zvicra dy humbje në Grupin H të Rrethit të Tretë Parakualifikues për “Eurobasket 2025”.