Kosova për herë të parë merr pjesë në Kampionatin Botëror në E-Sports në Izrael

16 nëntor 2021 | 10:20

Sot dy ekipet e Kosovës në CS-GO dhe Data2 të kualifikuara për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të organizuar nga Federata Botërore e IESF-së në Izrael do të luajnë për herë të në historinë e Kosovës pasi u pranuar para një kohe të shkurtër ne Federatën Botërore të E-Sports ku në Asamblenë Botërore të IESF-së pritet të pranohemi me drejta të plota.

Federata e E-Sports Kosova si federatë e re ju uron garueseve dhe gjithë stafit suksese ne pjesëmarrjen e parë ndërkombëtare e që është fat qe jemi kualifikuar në Botërorë pas një faze mjaftë të vështirë kualifikimesh.

Kryetari i Federatës, Altin Preniqi dhe nënkryetari Besnik Thaqi falënderojnë të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij projekti mjaftë të rëndësishëm për Federatën E-Sports Kosova e posaçërisht falënderojmë MKRS-në për mbështetjen financiare.

Ndeshjet e Botërorit fillojnë me datë 16 nëntor 2021 dhe mund ti ndiqni në livesteam në twitch.tv/xportalesports si dhe ne main steam të IESF-së

CSGO: Kosovo vs Sweden 11:30h CET
Dota2 : Israel vs Kosovo 11:30h CET

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Italisë nuk ka arritur të kualifikohet direkt për…