
Kosova për herë të parë merr pjesë në konferencën e OKB-së për klimën
16 nëntor 2022
| 14:28
Për herë të parë delegacioni i Republikës së Kosovës është duke marrë pjesë në Konferencën e COP27, nën Konventën e Kornizës për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) në Egjipt.
Delegacioni i parë nga Kosova, kryesohet nga ministri Liburn Aliu, deputetja e Kuvendit dhe kryesuesja e Komisionit për Mjedis, Fitore Pacolli-Dalipi, dhe Kenan Tora, diplomat nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në mbështetje të delegacionit të Kosovës janë edhe Agim Mazreku, i angazhuar nga UNDP-ja si analist i politikave mjedisore për këshillin ndërministror të ndryshimeve klimatike dhe Stefan Mager nga GIZ-i gjerman.