Kosova për herë të parë organizon turneun evropian të tenisit
19 mars 2019
| 17:29
Federata e Tenisit e Kosovës për herë të parë ka fituar të drejtën për të organizuar turneun e Federatës Evropiane të Tenisit në Kosovë, i cili mbahet për kategorinë e tretë të grupmoshës U-16.
Turneu do të mbahet prej 2-8 shtator në Brestovik të Pejës. Federata Evropiane e Tenisit përmes faqes zyrtare në “Twitter”, ka konfirmuar mbajtjen e këtij turneu në vendin tonë.
“Do të donim të mirëprisnim ngjarjen e parë ndërkombëtare të Federatës Evropiane të Tenisit në Kosovë për kategorinë juniore”, thuhet në njoftimin e FTE-së.