Kosova për herë të parë pjesë e konferencës së OKB-së për ndryshime klimatike

13 nëntor 2022 | 13:11

Kosova për herë të parë do të marrë pjesëmarrës në Konferencën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Përmes një postimi në “Facebook”, Aliu ka njoftuar se qëllimi final i kësaj pjesëmarrje është që Kosova të anëtarësohet në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC.

“Pasi mbetemi i vetmi shtet pa qasje direkte në fondet multilaterale të OKB-së, me datë 18 nëntor, në hapësirat e Pavilionit gjerman në Egjipt, do të prezantojmë agjendën tonë që ka të bëjë me nevojat për investime në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe synimet tona për dekarbonizimin. Qëllimi final i pjesëmarrjes tonë është që të anëtarësohemi në Konventën për Ndryshime Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC), rrjedhimisht Kosova të ketë mundësinë që të negocioj dhe të ketë qasje në fonde për ndryshime klimatike”, ka shkruar Aliu.

Në konferencën e lartcekur është bërë me dije se do të zhvillohen takime bilaterale lidhur me financimet e mundshme për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe implementimim e Marrëveshjes së Parisit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka beson se nuk duhej ta kishte bërë festimin…