Kosova për herë të parë pjesë e Lojërave Paralimpike
29 gusht 2024
| 13:18
Në Paris vendin tonë po e përfaqëson paraatleti Grevist Bytyqi, i cili do të garojë në atletikë.
“Jemi krenarë që Grevisti po merr pjesë në një prej ngjarjeve më të mëdha të sportit global për persona me aftësi të kufizuara, ndërsa po bëhet inspirim për sportistët tjerë të vendit. I urojmë shumë suksese në garë”, ka shkruar ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.