Kosova për tre muaj ka importuar 119.2 GWh energji elektrike

17 maj 2018 | 16:17

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK),  ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për tremujorin e parë të vitit 2018 (TM1). Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Sipas këtij publikimi, gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 (TM1 2018) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.98 mijë tonë. “Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale, ishte 1 657.5 GWh dhe në hidrocentrale ishte rreth 70.0 GWh. Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, Kosova ka importuar 119.2 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë pra (TM 1 2018) Kosova ka eksportuar 106.4 GWh energji elektrike. Në tremujorin e parë të vitit 2018, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 136.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është ngritur për 2.8%”, është thënë në njoftimin  ASK-së.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten ka filluar asfaltimi i rrugëve në lagjen “Hasani”…