Kosova përballë Maqedonisë dhe Rumanisë në “Eurobasket 2021”
Pas përfundimit të garave në kualifikimet evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë do t’i vazhdoj garat në raundin e dytë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2021”.
Kosova në këto gara është pjesë e Grupit B në të cilin bëjnë pjesë edhe Maqedonia dhe Rumania.
Ndeshjen e parë, Përfaqësuesja jonë do ta luaj më 13 shtator si nikoqire kundër Maqedonisë, kurse me 29 nëntor është mysafire e Rumanisë, pastaj me 2 dhjetor gjithashtu do të luaj si mysafire, kësaj radhe ndaj Maqedonisë, si dhe me 24 shkurt 2019 e pret Rumaninë në shtëpi.
Fituesi i këtij grupi do të kualifikohet në kualifikime për “Eurobasket 2021” që do të fillojnë në nëntor të vitit të ardhshëm, kurse dy kombëtaret e tjera e kanë edhe një shans tjetër për t’u kualifikuar, por nëpërmjet një raundi shtesë që do të luhet në gusht të vitit 2019.